Marka më e mirë në vitin 2019

Marka më e mirë e vajrave të motorit është – LIQUI MOLY

Lexuesit e auto revistave përsëri votuan për LIQUI MOLY;

Disa milion lexues morën pjesë në një anketë për të zgjedhur markën më të mirë të vajrave të motorrit. Rezultati ishte i mrekullueshëm. Fituesi i qartë është …… LIQUI MOLY.

“Dëshirojmë të falenderojmë lexuesit për besimin që kanë në produktet tona”, tha Ernst Prost, Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes LIQUI MOLY. Lexuesit e revistës gjermane “Auto Motor und Sport”, “Auto Zeitung”dhe “Motorrad” u pajtuan se nuk ka ndonjë markë më të mirë ose më të qasshme në këtë klasë. “Është një gjë për të prodhuar produkte me cilësi të lartë”, shpjegoi Ernst Prost. “Por është një arritje e jashtëzakonshme për shoferët e makinave që ta njohin këtë cilësi”.

LIQUI MOLY fitoi çmimin nga lexuesit për herë të nëntë në revistat “Auto Motor und Sport” dhe “Auto Zeitung” . “Ne nuk i marrim këto çmime shkel e shko, ne po punojmë jashtëzakonisht shumë çdo ditë për të arritur suksesin tone”, komentoi Ernst Prost. “Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam të jemi të zgjedhur edhe në vitin 2020 si markë më e mirë e vajrave të motorëve, e cila do të na sjellë këtë njohje për të dhjetën vit radhazi “.

LIQUI MOLY ka arritur sukses të madh edhe jashtë biznesit të tij kryesor. Në kategorinë e prodhimeve për mirëmbajtjn e makinave, kjo markë përfundoi e dyta në “Auto Zeitung” dhe “Auto Motor und Sport”. Për herë të parë këtë vit, LIQUI MOLY fitoi çmimin e lexuesve në “Motorrad”, revista më popullore në Evropë.