LIQUI MOLY

Një markë që ngre dhe mbush me entuziazëm.

Entuziazmi – një forcë që lëviz dhe qëndron prapa ideve dhe aktiviteteve tona.

Me përkushtimin dhe pasionin e tyre, me idetë dhe aftësitë, më shumë se 800 punonjës në LIQUI MOLY kanë krijuar markën që sot është: një prodhues global i lubrifikantëve premium, vajrave për motorrë, aditivëve, produkteve të mirëmbajtjes së automjeteve, mjeteve kimike për korrigjim, produkteve për shërbim, ngjitësve dhe materialeve për fiksim. Një markë globale e cilësisë së lartë që mbush klientët me entuziazëm. Markë botërore, prodhuar në Gjermani.

Kënaquni me përfitimet e një programi të plotë të prodhimit që ju ofron gjithçka që ju nevojitet – me mbi 4.000 artikuj, ne ofrojmë produkte të përsosura për çdo automjet në botë. Pa marrë parasysh a flitet për makina, motoçikleta, automjete komerciale, pajisje frigoriferike, anije ose mjete për mirëmbajtjen e kopshtit. Për përdorim privat në shtëpi, në punëtoritë profesionale, për përdorim efektiv industrial: zgjidhjet tona për problemet e zgjasin intervalin e shërbimit të motorëve dhe agregatëve  dhe  garantojnë për punën e tyre të shkëlqyer dhe funksionimin normal për shumë vite që do të vijnë. Këto janë faktorët kryesorë që ju ndihmojnë të gëzoni ngarje dhe të zvogëloni shpenzimet për një afat të gjatë.

Materiale më të sofistikuara, kontrolle të vazhdueshme të cilësisë dhe përmbushja e specifikimeve më të larta, sigurojnë cilësi të pakrahasueshme dhe avantazhe unike për ju. Në LIQUI MOLY, ju blini më shumë se produkte. Ju merrni një vlerë maksimale, të shoqëruar me këshilla personale, shërbime të shkëlqyera dhe një fokus të plotë tek klienti. Ky është misioni ynë. Me një dozë të shëndoshë të sensit të përbashkët, përkushtim të madh dhe përqendrim të qartë në qëllimin: t’jua përcjellim entuziazmin tonë.

 

 

 

OFERTA E PLOTЁ

Një markë – një zgjidhje për gjithçka! Ne jemi një nga ato markat në botë që ofrojnë një gamë të plotë të rreth 4,000 produkteve në one-stop dyqanet tona! Ne ofrojmë gamën më të gjerë dhe më të thellë të vajrave për motorr dhe vajrave për ndërruesit e shpejtësisë, aditivë për lëndët djegëse dhe vajra, produkteve për mirëmbajtjen e automjeteve, zgjidhjeve kimike për probleme të ndryshme dhe produkte për shërbime. Dhe e gjithë kjo në cilësi premium – gjithmonë dhe kudo.

MADE IN GERMANY

Liqui Moly është një markë globale që eksploron, zhvillon dhe prodhon vetëm në Gjermani. Biles edhe sot. Dhe gjithmonë e ngrisim shkallën në aspektin e cilësisë dhe shërbimit në 60 vitet e fundit. Zgjidhjet tona bazohen kryesisht në recetën tonë që është testuar në mënyrë të përhershme dhe përshtatur me hulumtimet e fundit teknike. Kontrollet e vazhdueshme të kualitetit, nga shpërndarja e lëndëve të para në prodhim, deri në dorëzim, garantojnë qetësinë dhe kënaqësinë tonë po dhe tuajën.

MARKË

LIQUI MOLY është markë më popullore e vajrave të motorrit në Gjermani. Për vite të tëra, çmimet  si “Top Brand”  ose ”Best Brand”  janë një reflektim i reputacionit tonë në avantazh midis ekspertëve dhe konsumatorëve. Këto fitore nuk vijnë si rastësi apo automatikisht. Ata janë rezultat i angazhimit tonë të përditshëm. Bashkësia n’a bën më të fortë, të veçantë, të suksesshëm në të gjithë botën. Kjo është ajo “ne”  që po e bën markën tonë!

VLERA

Çdo ditë ne punojmë me entuziazëm të plotë për të siguruar që besimi juaj në produktet tona është i arsyeshëm. Falë identitetit të fortë të kompanisë, ne gjithmonë i bazojmë aktivitetet tona në vlerat tuaja. Fryma e ekipit është në fokus: punojmë për të krijuar kushte optimale të punës dhe për të krijuar një klimë për kreativitet, inovacion dhe përgjegjësi shoqërore. Sa për ne, ambicia dhe pragmatizmi shkojnë gjithmonë së bashku. Dhe ne ndjejmë se suksesi është gjithmonë rezultat i kujdesit tonë të përbashkët.

HUMANIZËM

“Humanizmi ndërlidh” është një nga parimet më të rëndësishme udhëzuese të LIQUI MOLY-t. Dy fjalë shprehin qëndrimin tonë: miqësi pa kufij dhe kujdes e respekt për të gjithë ne. Në gjithë familjen LIQUI MOLY në botë. Ndër klientët tanë, miqtë e biznesit, kolegët dhe të afërmit. Pavarësisht nga kombësia, kultura apo feja.

QËNDRUESHMËRI

LIQUI MOLY është sinonim i shpirtit pionier, teknologjisë së përparuar dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Po aq sa fokusi ynë të jetë në cilësinë dhe shërbimin, ne e trajtojmë energjinë si burim më të rëndësishëm të Tokës Nënë, Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë sociale. Prandaj, proceset tona të prodhimit janë të fokusuara në mënyrë miqësore me mjedisin jetësor dhe për këtë arsye ne vazhdimisht i shtyjmë sistemet dhe proceset tona në aspektin ekologjik.

CILËSIA DHE MBROJTJA E MJEDISIT

Automjeti juaj është vazhdimisht në lëvizje dhe për këtë shkak është i ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshme të jashtme: rënia e gurëve, gërvishtja dhe shumë të tjerë. Zgjidhjet tona, si mbrojtja nga korrozionit, mbrojtja e pjesës së poshtme dhe fiksimi i hapjeve, e përgatisin automjetin tuaj në mënyrë optimale nga pasiguritë e përditshme.